Vijojnë hetimet pas krimit në Tavullia ku humbi jetën Dritan Idrizi, 38-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Riccione të Italisë.
Idrizi ka humbur jetën në kulmin e një debati të dhunshëm, pasi ka marrë tre plagë me thikë, njëra prej të cilave fatale në zemër.
Mediat italiane raportojnë se janë tre persona me origjinë shqiptare, të arrestuar si të dyshuar për një krim: Artur Cerria, autori i vrasjes së 38-vjeçarit, Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës, banues në San Giovanni në Marignano.
Nga ajo që është rikonstruktuar, Idrizi kishte pasur një diskutim të ashpër me anëtarët e familjes së Cerrias. Ky i fundit u tha hetuesve se viktimën e kishte goditur me thikë në bark dhe këtë e kishte bërë në mbrojtje personale dhe për të mbrojtur familjen e tij, përfshirë gruan dhe djalin.
Arsyet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit. Sipas informacioneve fillestare, viktima është dashur të mbledhë një shumë prej 5 mijë eurosh për punë ndërtimore. Tre të arrestuarit, me urdhër të Prokurorisë së Pesaros, janë transportuar në burgun e Pesaros, në pritje të seancës gjyqësore.
Top Channel