Rita Ora thyen ‘rrjetin’ me fotot me bikini, më në formë se kurrë gjatë pushimeve në Spanjë me bashkëshortin

10/08/2024 11:56

Rita Ora po shijon disa ditë pushime në Formentera, pas një sëmundjeje misterioze e detyroi të anulonte një koncert në Hungari muajin e kaluar.

33-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por tashmë duket që e ka kaluar.

Ajo duket super në formë teksa po kalon pushimet me bashkëshortin Taika Waititi dhe Kate e Lila Moss.

Rita dukej perfekte me bikini të zeza, shkruan DailyMail.

Disa orë para, ylli i hitit “You Only Love Me” njoftoi se nuk do të ishte pjesë e festivalit për shkak të ‘urdhrave të mjekut’.

“Ju lutemi të më falni këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte. Duke kaluar natën në spital në Budapest, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut”.

“Më vjen shumë keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe jam vërtet mirënjohës për mirëkuptimin tuaj”, tha Rita.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA