Po falnin namazin e mëngjesit, 100 të vdekur në Rripin e Gazës! U bombarduan nga forcat izraelite në një shkollë

10/08/2024 09:04

Më shumë se 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën herët këtë mëngjes kur forcat izraelite bombarduan një shkollë të kthyer në një qendër pritjeje për personat e zhvendosur në Rripin e Gazës, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, njoftoi se kishte goditur një “qendër komanduese” të Hamasit.

Sipas shërbimit të informacionit të qeverisë së Hamasit në enklavën palestineze, të cituar nga WAFA, bombardimet “shënjestuan njerëzit e zhvendosur që po kryenin namazin e mëngjesit”, gjë që shpjegon “numrin e viktimave”.

Një përfaqësues i mbrojtjes civile tregoi 90-100 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ai u shpreh se kanë ndodhur tre sulme në shkollën në Tabin, duke konfirmuar se personat e zhvendosur palestinezë ishin strehuar atje.

Ushtria izraelite njoftoi se kreu një “goditje precize” kundër “terroristëve” që “operonin”, sipas saj, në një “qendër komandimi dhe kontrolli” të instaluar brenda shkollës në Tabin, pranë xhamisë Daraz Tufa. Ushtria shprehet se përpara se të vazhdohej me bombardimin, mori “masa për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të civilëve”, duke përfshirë “përdorimin e municioneve precize, mbikëqyrjen ajrore dhe mbledhjen e inteligjencës”.

Nga ana tjetër, Bassal denoncoi një “masakër të tmerrshme”, duke përshkruar sesi ekipet e shpëtimit panë trupa në flakë.

“Ekipet po përpiqen të frenojnë zjarrin, të marrin trupat e dëshmitarëve dhe të shpëtojnë të lënduarit”, shtoi ai.

Një ditë para të enjtes, mbrojtja civile në Gaza njoftoi se bombardimet izraelite të dy shkollave të tjera në qytetin e Gazës morën jetën e 18 personave. Edhe në këto raste ushtria izraelite raportoi se në ndërtesat e shkollave vepronin “qendra komanduese” të Hamasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA