Gjërat sa vijnë e bëhen më të vështira për Armando Brojën.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare prej kohësh është vënë në shitje nga Chelsea, por deri tani asnjë ofertë nuk e ka bindur klubin nga Londra.
Milan, Juventus, Everton, Southampton etj. kanë treguar interesin e tyre për 22-vjeçarin shqiptar, por kërkesat e larta të Chelseat kanë bërë të pamundur vazhdimin e negociatave.
Megjithatë Maresca duket se do ta largojë menjëherë yllin e Kombëtares shqiptare, teksa së fundmi ka marrë dhe një vendim drastik ndaj tij.
Sicc raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Broja, së bashku me Trevoh Chalobah, janë përzënë nga skuadra e parë e Chelseat dhe nuk i lejohet më të futen në “Cobham” (qendra stërvitore e Chelseat), njësoj si Romelu Lukaku.
“Broja, Chalobah dhe Lukaku do të stërviten me skuadrën e U21 deri sa të gjejnë një klub të ri”, shkruan Telegraph.
Gjërat sa vijnë e bëhen më të vështira për Brojën, i cili duhet të gjejë një skuadër përpara startit të sezonit, në mënyrë që te jetë gati dhe për grumbullimin me Kombëtaren në shtator për ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Top Channel