“Lironi djemtë e mi”, Oriola Marashi reagon pas arrestimit të Noizy-t: Të protestojmë, është padrejtësi

10/08/2024 11:52

Ndër njerëzit VIP që i kanë dalë në mbrojtje Noizy-t dhe DJ të tij Crax, është edhe modelja e njohur Oriola Marashi, e cila njihet për miqësinë e ngushtë që ka me reperin dhe me disa nga djemtë e grupit OTR.

Ndërkohë që pritet ekstradimi i të dyve drejt Kosovës, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tiktoker-it Medi Iseni, ka nisur një fushatë për mbështetjen e tyre nga miqtë, bashkëpunëtorë, VIP-a të tjerë dhe fansa.

Oriola Marashi kërkon që “të lirohen djemtë e saj” siç i quan dhe shprehet se jetojmë në kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive dhe fenomeneve që janë për të ardhur keq.

“Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq. Të lirohen djemtë e mi”, shtoi Oriola.

Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin për rastin e dhunës në Pejë ndërkohë që Policia e Kosovës kërkon ekstradimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA