EMRI/ U raportua i plagosur, humb jetën 37-vjeçari në Pogradec! Dyshohet se u rrëzua në rrugë teksa ishte i dehur
10/08/2024 20:15
Ka ndërruar jetë një 37-vjeçar, i cili u gjet i shtrirë në rrugë në Pogradec, i plagosur.
Gjatë mbrëmjes së sotme viktima i identifikuar si Egli Proga u gjet në zonën e quajtur “Agjencia” në lagjen numër 2 të qytetit.
Sipas informacioneve, të gazetares së Top Channel, Djorjela Çule, ai është dërguar në urgjencë me dëmtime, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Egli Proga dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në rrugë. Po shihen nga policia kamerat e bizneseve në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel