Ndërsa Vangjel Tavo është tashmë i zgjedhuri i qytetarëve për të drejtuar bashkinë e Himarës, opozita nuk e pranon humbjen.
Ditën e sotme kjo e fundit ka ankimuar në KQZ rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit, ku Tavo mundi me mbi 1500 vota më shumë kandidatin kundërshtar, Petro Gjikuria.
Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të votimeve në 36 qendrat e votimit në Himarë.
“Koalicioni Bashkë Fitojmë, ka ardhur në dijeni të fakteve, indicieve dhe ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qëndrat e Votimit (36-QV) të Bashkisë Himarë.
Zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë të 4 gushtit 2024 u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar, ndërkohë që opozita në vijimësi e akuzon mazhorancën qeverisëse dhe eksponentë të saj për pengim te votuesve (rasti i kartave te identitetit te skaduara), perdorim te administrates ne zgjedhje, zbarkimin e gjysmes se ministrave ne ditet e fundit te fushates dhe te zgjedhjeve ne Himare, pa lene menjane intimidimet ndaj votuesve, bizneseve, pronareve te hoterise, te cilet ishin ne pikun e sezonit turistik gjate fushates dhe diten e zgjedhjeve.
Por, mbi te gjitha, problemi madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ne Himarë ishte pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara dhe ky numer votuesisht qe u penguan te votonin, ndryshe nga 1 vit me pare, ishte ne mbi 6000 votues ne Bashkine e Himares, ku ne total rezultoi se ne 4 gusht votuan rreth 8500 zgjedhes.
Ditën e zgjedhjeve, u bë publike një problematikë e ditur edhe më parë nga vetë KQZ-ja, që lidhej një numër shumë të lartë zgjedhësish, të cilët nuk dispononin në ditën e zgjedhjeve një dokument identifikimi të vlefshëm, pasi u kishte kaluar afati i përdorimit”, thuhet në kërkesën e opozitës.
Top Channel