Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën e Lezhës është dyfishuar, me mbi 100 persona që paraqiten çdo ditë.

Rritja e numrit te pushuesve dhe e trafikut janë arsyet e shtimit te urgjencave gjatë kësaj periudhe. Sipas mjekes së përgjithshme pranë urgjencës në spitalin rajonal të Lezhës Bora Laska shpjegon se dominojnë rastet me gjendje febrile, gastroenteritet të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe ushqimet e pa kontrolluara.

Po ashtu Laska shton se krahasuar me një vit më parë ka numri i personave të aksidentuar apo atyre që rrezikojnë mbytjen në det është më i ulet.

Laska këshillon që fillimisht pacientet të paraqiten në qendrën shëndetësore më të afërt. Për të sëmuret kronike mjekja këshillon që të jene sa më të rregullt me përdorimin e medikamenteve si dhe shmangien e qëndrimit në diell sidomos në orët e pikut.

Një ndryshim pozitiv është ulja e rasteve të djegieve nga dielli. Kjo vjen për shkak të ndërgjegjësimit të qytetareve që frekuentojnë plazhet. Sipas Laskës, ambulancat verore kanë ndihmuar për të mos kaluar në vështirësi urgjencën e Lezhës. Situata po përballohet mirë, pasi punohet me kapacitet të plotë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA