“Popullsia e përgjysmuar”, Presidenti i PL: Personeli në bashki është dyfishuar, shpenzimet janë trefishuar

09/08/2024 18:01

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë këtë të premte, u shpreh se ndërsa popullsia është përgjysmuar, personeli në bashki është dyfishuar, ndërsa shpenzimet janë trefishuar.

“Shqipëria në këto 11 vite te Rilindjes është përgjysmuar ne popullsi, por personeli nëpër Bashki është gati dyfishuar, ndërsa shpenzime për paga personeli, janë trefishuar  2.8 herë më shumë”, tha Meta.

Më tej ai shtoi se “këto janë taksat e qytetareve shqiptarë qe paguajnë në çdo Bashki për shërbime qe si marrin kurrë por që shkojnë në rroga kryesisht për punë patronazhistët”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA