Mori makinë me qira dhe nuk e ktheu më, bie në pranga 24-vjeçari në Durrës
09/08/2024 10:36
Një 24-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi akuzohet për mashtrim.
I riu është arrestuar pasi ka marrë një makinë me qira, por nuk e ka kthyer më.
Kallëzimin e ka bërë S. L., pëe 24-vjeçarin Sh. B. që nuk i kishte kthyer një automjet që ia kishte dhënë me qira.
24 vjeçari, banues në Koplik, u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”.
Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel