Në këto kushte fiket alarmi në sulm te Interi, që do të ketë mundësi zgjedhjeje për sfidën ndaj Genoas, aty ku do të kërkojë fitoren për të nisur misionin e mbrojtjes së titullit kampion.
Sinjale pozitive për Simone Inzaghin në prag të ndeshjes hapëse të kampionatit italian mes Genoas dhe Interit.
Rikuperimi nga dëmtimi i sulmuesit Iranian Mehdi Taremi po ecën mjaft mirë dhe gjasat janë që blerja më e re e Interit të jetë të paktën në pankinë për sfidën e 17 gushtit në Liguria.
Taremi u dëmtua në stërvitje dhe fillimisht ishte parashikuar që të qëndronte tre javë larg fushave, por rikuperimi ka ecur mirë dhe pritet që sulmuesi të bashkohet me grupin Brenda të mërkurës së ardhshme.
Sinjale të mira ka edhe nga Arnautovic, që gjithashtu duket se do të rikuperohet për sfidën ndaj Genoas, duke qetësuar Inzaghin, pasi Thuram e Lautaro kanë ardhur vonë në grumbullim dhe nuk kanë ende formën e duhur fizike.
Në këto kushte fiket alarmi në sulm te Interi, që do të ketë mundësi zgjedhjeje për sfidën ndaj Genoas, aty ku do të kërkojë fitoren për të nisur misionin e mbrojtjes së titullit kampion.
Top Channel