Një minator është plagosur gjatë paradites së sotme më një nga galeritë private në Zonën D të minierës së Bulqizës.
Sipas policisë lokale e cila po kryen hetimet mësohet se minatori me iniciale N.A është aksidentuar gjatë punës teksa punonte për nxjerrjen e kromit.
I aksidentuari fillimisht është pikasur nga kolegët e tij të cilët kanë bër të mundur nxjerrjen e minatorit nga galeria dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë edhe ndihma e parë.
Sipas mjekëve të spiatalit të Bulqizës i aksidentuari kishte marrë plagë në kokë dhe në trup gjë që i kanë detyruar ta nisin drejt spitalit të traumës në Tira për një mjekim më të specializuat pasi në spitalin e Bulqizës ka mungesë të mjekëve kirurg.
Top Channel