Pamje të rënda! 64-vjeçari i plagosur me thikë në Durrës, njerëzit përreth e shohin me kureshtje… pa i ardhur në ndihmë

08/08/2024 11:46

Një video e bërë nga një qytetar në vendin e ngjarjes e të siguruara nga TCH sjell pamje tronditëse të krimit të ndodhur në Durrës, ku pronari i një pike saldimi mbeti i plagosur pas një sulmi të papritur me thikë pasdrekën e së mërkurës.

Vangjel P. ka qenë në një ditë të zakonshme pune, kur papritur një person i afrohet dhe e sulmon me thikë dhe largohet.

Policia e Durrësit njoftoi sot arrestimin e autorit të dyshuar dhe sekuestrimin e armës së krimit.

Dëshmitarë okularë u shprehën se i plagosuri iu drejtua autorit me fjalët “ç’më bëre, ndalo”, por autori, një 45-vjeçar nga Durrësi u largua vetëm pasi e goditi.

Pamjet tregojnë momentet e tmerrshme kur pronari i pikës së saldimit, i larë në gjak, përpiqet të mbajë veten, ndërsa njerëzit përreth e pyesin me kuriozitet për çfarë ka ngjarë, pa i ardhur në ndihmë të menjëhershme.

Afrohet më pas edhe një punonjës policie.

Blutë arritën të kapin sulmuesin jo shumë larg vendit të ngjarjes, duke e identifikuar atë si një person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa ngjarjen e ndodhur për motive banale, “punë llamarinash’.

Pronari i pikës së saldimit është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ku shumë veta shprehin shqetësimin për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga personat me probleme të shëndetit mendor, duke nxjerr edhe një herë në pah rëndësinë e përkujdesjes ndaj tyre, për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.

Ndërkaq ngjarja është dhe një apel për të gjithë për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më mbështetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA