
Vangjel Tavon u rikthye në shtëpinë e tij të parë politike duke braktisur LSI nën logon e së cilës kandidoi për deputet në 2021.
Ilir Meta nuk e sulmoi ish bashkëpunëtorin e tij i sapo zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës, por zgjodhi t’i japë mesazh të koduar .
Meta: Unë i kam dhënë mesazh dikur kryetarit të bashkisë së Himarës, i cili është në burg, sepse kam pas marrëdhënie korrekte i kam thënë ki kujdes se ky të merr në qafe dhe të sakrifikon këtë mesazh i kam dhënë dhe shumë të tjerëve.
Në betejën për Himarën Meta dhe Berisha mbështetën Petro Gjikurinë personazhi drejtues të Federatës Panepirote të SHBA, të cilët nuk e fshehin në logon e tyre flamurin e Voriepirit, por kryetari i Partisë së Lirisë akuzon për tradhti kombëtare Edi Ramën.
Meta: Për grabitësin e e bashkisë së Himarës Edi Ramen e kam një mesazh , që të gjitha këmbimet dhe shkëmbimet që bën t’i për të fshehur akte të rënda të tradhtie kombëtare dhe njëkohësisht për të fituar konsensus për grabitjen e pronave të himarirotëve s’do të funksionojnë.
Opozita nuk e njohu rezultatin e Himarës duke paralajmëruar se ka fakte dhe prova për proces të manipuluar, por edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga dita kur socialistët fituan me rezultat te thelle zgjedhjet. Asnjë denoncim nuk është bërë në organet e drejtësisë.
Top Channel