Vazhdon vala e të nxehtit afrikan! Edhe sot një ditë e nxehtë me temperatura të larta
07/08/2024 07:01
Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.
Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat deri mesatar nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-2 ballë.
Top Channel