Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e dytë të një banesë në Pogradec, në zonën e agjencisë.
Gazetarja Dhorjela Çule bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar një grua, e cila po transportohet drejt spitalit të qytetit.
Sakaq, zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel