Një konflikt banal ka përfunduar në plagosje me thikë në Durrës.

Policia arreston autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi në një nga rrugicat, pranë stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, në një pikë saldimi mjetesh metalike.

Një konflikt për motive të dobëta, konkretisht për llamarina ka përfunduar me plagosjen e një 60-vjeçari. Ngjarja ndodhi kur shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç, i njohur për probleme të shëndetit mendor, dyshohet se goditi me thikë shtetasin 60 vjeçarin.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash nga marrja e njoftimit dhe arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, R. Ll., duke e shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA