Një aksident automobilistik ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në aksin rrugor Pushimi Shoferit – Krutje pranë fshatit Zhymë.
Një makinë tip BMW ka dalë nga rruga ku fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike, dy pemë ulliri dhe me pas është ngulur në kanal.
Goditja ka qenë fatale duke bërë që drejtuesi të humbi jetën në vend. Për nxjerrjen e trupit është dashur disa orë, me ndihmën e forcave zjarrfikëse.
I vështirë ka qenë dhe identifikimi i drejtuesit të mjetit pasi automjetin që ai udhëtonte ishte i marrë me qira. Ai u identifikua disa orë më vonë dhe ishte shtetasi Erjon Kuka, 29 vjeç nga Divjaka .
Vendi ku ndodhi ky aksident është një njollë e zeze në hartën e aksidenteve rrugore në Lushnje ku kanë humbur jetën mbi 10 persona. Edhe pse ka patur kaq humbe jetë asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet rrugore për vendosjen e barrierave anësore gjë që do shmangte rënin në kanal
Top Channel