“Fillo me një ide – Fito një internship” është projekti i Bashkisë së Tiranës, që fton të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të grupmoshës deri në 28 vjeç, ky projekt aplikohet për herë të 6 në bashkinë e Tiranës, ku mbi 300 të rinj kanë pas mundësinë të ushtrojnë profesionin e tyre për tre muaj në bashkinë më të madh të vendit.
Ndërsa për shumë të tjerë Bashkia e Tiranë është bërë vendi i tyre i punës. Gjatë takimit me të rinjtë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije dy vendime të rëndësishme, duke i konsideruar ato si një mundësi për të përmirësuar skuadrën që drejton qytetin.
“Ne kemi marrë disa vendime: Një vendim që morëm këtë javë është lidhja në partneritet me kompaninë më të njohur të mirëqeverisjes në Britaninë e Madhe, në mënyrë që e gjithë Bashkia e Tiranës të kalojë në filtër të gjitha procedurat, mënyrën se si funksionon, si merren vendimet, si kontrollohen ato, mënyra e zbatimit të projekteve, por edhe inspektimin e zbatimit të tyre, për transparencë maksimale. Kompania britanike ka filluar punë që në datën 1 gusht dhe do të prodhojë ndryshime në procedura”, tha si fillim Veliaj.
Veliaj tha se çdo punë e mirë që do bëhet në Tiranë duhet të ndërtohet sipas kushteve të BE
“Vendimi i dytë është lidhja e një marrëveshjeje me kompaninë më të madhe gjermane të auditimit dhe licencimit të certifikatave ISO. Certifikata ISO 9000-9002 është ajo që verifikon të gjitha procedurat, që ato të jenë të standardit të BE dhe kush institucion e kalon këtë test dhe pajiset me certifikatën ISO, sigurisht që reflekton më shumë besim e siguri, por jep akses ose gjen mundësi të reja, sidomos kur bëhet fjalë për fonde të BE apo për procedura të Evropës së Bashkuar”, nënvizoi Veliaj.
Veliaj ftoi të gjithë të rinjtë të bëhem pjesë e projektit Fillo me nëj Ide-Fito një intershim, ai tha se dera e bashkisë së Tiranës është e hapur për të gjitha ata që duan një Tiranë më të bukur e më të zhvilluar.
Top Channel