Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplaset me shtyllën elektrike dhe përfundon në kanal! Një i vdekur

07/08/2024 01:05

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor pushim shoferi-Krutje, në fshatin Zhym të qarkut të Lushnjës.

Një person dyshohet se ka humbur jetën, identiteti i të cilit nuk dihet ende, teksa makina ndodhet në kanal, me forcat zjarrëfikëse që po mundohen ta nxjerrin.

Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal. Ajo ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista

Vendi ku ka ndodhur aksidenti njihet si njollë e zeze në hartën e aksidenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA