Publikohen pamjet nga krimi i dyfishtë në Konispol, momenti kur ambulanca merr trupat e pajetë/ Burri masakroi me sëpatë gruan, më pas u vra nga djali

06/08/2024 11:14

Një krim i dyfishtë në familje tronditi vendin këtë mëngjes.

Huso Islami 69 vjeç vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fshatin Shalës të Konispolit, gjatë një sherri në banesë.

Pas aktit të rëndë, ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes Klement Islami, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Ambulanca ka marrë trupat e pajetë të tyre, ndërsa policia po mbledh prova për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA