Po dërgonte fëmijën me urgjencë në spital, makina përplaset me furgonin dhe mjete të tjera pasi kalon me të kuqe

06/08/2024 13:12

Një aksident ka ndodhur ka ndodhur në unazën e Durrësit pak minuta më parë.

Ngjarja rrugore ndodhi në rrugën “Vëllazërimi”, kur një automjet që nxitonte të dërgonte në urgjencën e spitalit një fëmijë të sëmurë ka kaluar me semafor të kuq. Në këto rrethana ai është përplasur me një furgon.

Mjetet janë përplasur dhe me automjete të cilat ndodheshin të parkuara në anë të rrugës. Ndërsa fëmija i sëmurë është dërguar në spital, policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA