Kampi i refugjatëve në Gjadër tashmë prej disa ditësh ka filluar të marrë pamje.
Është vendosur pjesa më e madhe e kapanoneve ku do të shërbejnë për akomodimin e refugjatëve, pasi të përfundojnë procedurat e regjistrimit në kampin pritës në Shëngjin që ka përfunduar që prej 5 qershorit kur ishte dhe vizita dhe km Meloni.
Kampi në Gjadër do të jete i ndarë në 4 pjesë ku është zona e akomodimit, pjesa e mensës apo dhe kapanonet për qe do të funksionojnë për higjienën personale. Po ashtu janë vendosur dhe kapanone për qendra shëndetësore e ndërkaq një pjese tjetër do te funksionoje si burg për persona të cilët mund të shkelin ligjin brenda këtij rrethimit.
Një pjese tjetër do të jete për refugjatët qe u është refuzuar azili, deri në pritje për tu dërguar serish nga vendet ku kanë ardhur.
Ky është një prej kapanoneve që do të shërbej për akomodimin e refugjateve ku janë do të vendosen krevat marinari për akomodimin e tyre e ndërkaq në këtë pjese do të vendosen raftet për vendosjen e garderobës.
Higjiena personale dhe mensa do të jene të ndara në kapanone të ndara e ndërkaq në këtë kapanon ku jemi vendosur po punohet për energjinë elektrike dhe ajrin e kondicionuar.
Jemi pozicionuar në një anë tjetër të kampit ku punimet vijojnë me intensitet të lartë pavarësisht temperaturave të larta. Siç duket nga pamjet vijon puna për vendosjen e kapanoneve e po ashtu prej disa ditësh kanë filluar punimet për ngritjen e murit i cili do të jete me një strukture metalike rreth 6 metra i lartë ku do të shërbej për sigurinë e refugjatëve e po ashtu për mos daljen e tyre jashtë kampit.
Top Channel