U ekstradua tri ditë më parë nga Belgjika/ Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Dukën, akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos

05/08/2024 09:58

Gjykata e Posaçme aprovoi masën arrest me burg për Leonard Dukën, i cili akuzohet për një seri ngjarjesh, por edhe si kreu i një grupi kriminal, i cili tentoi disa herë të vrasë kundërshtarin e tij Ervis Martinaj.

Masa ishte shpallur më herët ndaj Dukës, i pagëzuar si kreu i klanit “Duka”, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Vrasjes  me dashje”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Veç gjeneraliteteve, Duka nuk ka dhënë asnjë deklaratë para trupës gjyqësore që verifikoi kushtet e masës, e cila konsiderohet e zbatuar mbas ekstradimit të tij dhe dorëzimit nga Belgët, një procedurë që u krye nën masa të larta dhe me forca të shumta policore.

Nga provat e SPAK, Leonard Duka dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë vrau krahun e djathtë të Ervis Martinaj, Santiago Malkon i qëlluar për vdekje në Tiranë. Të njëjtat tentativa Leonard Duka u përpoq ti realizonte edhe ndaj Ervis Martinaj, me të cilin ishin miq dhe ortakë në lojërat e fatit deri ditën kur interesat u ndanë.

Për Ervis Martinaj nuk dihet asgjë prej dy vitesh, megjithatë edhe ndaj tij ka në fuqi masa arresti të firmosura nga SPAK për një sërë krimesh. Martinaj shfaqet edhe në aplikacionet SKY dhe Enchro duke planifikuar vrasje me aleatët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA