Si për të demostruar idenë se interneti dhe mediat sociale janë një ndër faktorët e dhunës racore dhe anti-emigracion neper rrugët e shumë qyteteve britanike, pronari miliarder i rrjetit social X, i njohur më parë si Twitter, Elon Musk, ka deklaruar në mediat sociale pas trazirave se “lufta civile ne Britani është e pashmangshme”.
Kjo deklaratë është denoncuar nga zëdhënësi i Sir Keir Stamer duke thënë se nuk ka justifikim për komente si këto, dhe shtoi se kushdo që fryn dhe nxit dhunën online do të përballet me forcën e plotë të ligjit. Platformat online kanë përgjegjësi, tha zëdhënësi.
Më herët, gjatë ditës, kryeministri i ri britanik i tha ministrave dhe shefave të Policisë në takimin e Komitetit te Emergjencave, Cobra, se ligji aplikohet edhe për përmbajtjen online. Sipas Starmer, “nëse nxisni dhunën, s’ka rëndësi nëse ajo bëhet online apo offline”.
400 arrestime janë bërë nga radhët e pjesmarrësve nga grupet e ekstremit të djathte dhe anti-emigracion. Kryemenistri Starmer, me përvojë në shuarjen e trazirave si ish-Kryeporkuror i Britanisë në kohën e trazirave të Londrës në 2011-ën, njoftoj për një “ ushtri në gatishmëri” të punonjësve të specializuar të Policisë, pa dhënë shumë detaje, për t’u përballur me dhunën nëpër rrugët e sheshet e qyteteve britanike. Kjo dhune nisi javën e kaluar pas lajmeve falso se personi qe kishte vrare tre goca te vogla, ishte një azilkërkues i ardhur se fundmi me gomone, kur ne fakt, 17 vjeçari i arrestuar, ka lindur dhe është rritur ne qytetin e Cardiff-it ne Uells nga prindër me origjine nga Ruanda.
Dhuna e këtyre ditëve është padyshim racore dhe anti-emigranteve, dhe problematika nuk është produkt i kësaj qeverie, por tere politikes britanike dhe veçanërisht e 15 vjeteve dështim të konservatoreve të mundur nga laburistët në zgjedhjet e fundit.
Britania është shembull i tolerancës fetare, asaj racore dhe multi-etnicitetit. Nëse në këtë vend hipotetikisht sikur të gjithë të huajt e vendosur dhe natyralizuar nder dekada dhe vite, do merrnin qoftë edhe një ditë pushim të gjithë njëkohësisht, Britania do ndalonte së funksionuari, që nga shëndetësia, ndërtimi, transporti dhe çdo aspekt i kësaj shoqërie, andaj britaniket ne shumicë dërrmuese mendojnë se këto grupime të vogla zullumqare, dhe pa mend, siç i cilëson Sir Keir Starmer, nuk përfaqësojnë aspak mbarë Britaninë e Madhe.
Top Channel