U hodh në Zvicër shorti për fazën “play-off” në Conference League. Kompeticion ku vijojnë të jenë në garë për kualifikimin në grupe Ballkani, Drita dhe Deçiq i Tuzit.
Kampionët dardanë të Ballkanit, që në raundin e tretë do të sfidojnë Larnen nga Irlanda e Veriut, do të përballën me fituesin e çiftit Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Lincoln Red Imps (Gjibraltar) në “play-off”.
Nga ana tjetër Deçiq, skuadra shqiptare nga Tuzi, kampione e Malit të Zi. Në turin e tretë kundër Helsinkit të Finlandës. Nëse Deçiq kualifikohet, do të ketë përballë në “play-off” fituesin e çiftit Klaksvik (Ishujt Faroe)-Borca Banja Luka (Bosnje).
Në fund Drita, që si fillim duhet të kalojë letonezët e Audas. E nëse gjilanasit e Zekirija Ramadanit ia dalin të kualifikohen, në “play-off” do të luajnë me fituesin e çiftit Brondby (Danimarkë)-Legia e Varshavës (Poloni)./ Super Sport
Top Channel