Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u përball me gjykatën e Apelit të Posaçëm para te cilës përsëriti kërkesën për ta nxjerrë nga burgu.
Si një person nën hetim për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje e barazisë në tendera Ilir Beqaj mori statusin e të paraburgosurit në muajin korrik dhe për shkak të detyrës që ka mbajtur si drejtor i përgjithshëm i SASPAK. Përmes kësaj agjensie SPAK dyshon se ish funksionari bashkë me kordinatorin Ermal Kurtulaj edhe ky në burg si dhe pesë persona të tjerë abuzuan me fondet e bashkimit europian duke tjetërsuar destinacionin e tyre
Gjatë seancës maratonë Ilir Beqaj kërkoi masë detyrim paraqitje ose alternativën e garancisë pasurore përballë pesë milionë lekëve. Por arma më e fortë e Beqajt ishte një fjalim i gjatë me prova qe gjatë gjyqit kundërshtojnë provat e SPAK të cilin e akuzon se e hetoi qëllimisht.
Ilir Beqaj kërkoi t’i shtrojë disa pyetje SPAK, por gjykata nuk pranoi duke i kujtuar atij pozitën qe ka si një person nën hetim e nga ana tjetër edhe fazën ku gjendet çështja qe nuk është në gjykim themeli. I dyshuari tjetër Ermal Kurtulaj kërkoi heqje të arrestit jo vetëm sepse sipas tij nuk ka prova por edhe sepse ka shkaqe familjare për të cilat ai duhet të jetë i pranishëm në shtëpi.
Procesi zgjati disa orë dhe siç konsideroi Gjykata e Apelit vendimin për vlerësimin e masave do ta shpallë të mërkurën në orën 13.
Automatikisht masa tjetër ndaj Beqaj që është detyrim paraqitje për dosjen e sterilizimit është bërë nul, mbasi ish ministri gjendet në pamundësi për të dalë para nië oficeri të premteve përsa kohë adresa e tij tanimë dihet, është qelia e paraburgimit.
Top Channel