Nëse keni humbur dokumentet e udhëtimit ose ju ka skaduar afati, tani mund të aplikoni online! Ministria e Jashtme: Shkurtoni kohë

05/08/2024 11:07

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme me anë të platformës e-albania i jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, të aplikojnë online.

Ministri Igli Hasani, në një postim në Facebook ka shpjeguar edhe mënyrën se si funksion ky shërbim konsullor online që quhet “leje kalimi:, duke shkurkuar kohën.

Linku për shërbimin online: Aplikim për leje kalimi

“Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online. Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA