Shkon me kartë ID të skaduar/ Qytetarja nuk lejohet të votojë, debaton me anëtarët e komisionit
04/08/2024 12:43
Një zonjë nuk është lejuar të votojë në qendrën e votimit në Palasë për shkak se ka kartë të skaduar.
Ajo ka debatuar me anëtarët e qendrës së votimit.
Kujtojmë se kjo problematike me kartat e skaduara është hasur në disa qendra votimi në Himarë, ndërsa ka pasur edhe një reagim nga KQZ.
Top Channel