Edhe pse shkaku i protestave të tanishme nga grupet e ekstremit të djathtë dhe ato anti-emigracion kanë qenë informacionet fallso pas vrasjes së tre vajzave të vogla përpara një jave për të cilat u fajësua një emigrant, problematika e ngritur dhe shkaqet e tyre kanë qenë aty edhe përpara ndryshimit të fundit të pushtetit, në Britani, nga e djathta në duart e të majtës.
Padyshim që çdo protestë ka arsyet dhe shkaqet e veta, por moti i mirë në Britani nuk është se ndihmon, pasi njerëzit janë më shumë jashtë nëpër rrugë. Polica në çdo sezon të vitit argumenton se “Polici Shi” është polici më efektiv për shmangien e trazirave nëpër rrugë. Por në ditë dhe netë të ngrohta, njerëzit janë më shumë jashtë shtëpive dhe përplasen më lehtë me njëri-tjetrin.
Përveç këtij interepretimi, një përgjigje efektive ndaj trazirave kërkon kompetencat e duhura për policinë dhe një drejtësi më të shpejtë.
Kjo në planin afatshkurtër, ndërsa në atë afatgjatë dy sfida janë më akute; e para është interneti, i cili ka lehtësuar trazirat dhe organizimet, dhe më e vështira nga të gjitha, është zgjidhja e pakënaqësive të atyre që kanë shkaktuar dhunë dhe kaos. Edhe pse kryeministri i ri britanik është ekspert, nisur nga përvoja e tij në trazirat e Londrës në 2011-ën, pasi ai ka qenë Kryeprokuror i Britanisë, trazirat e tanishme nuk janë të njëjta nga përmasat si në atë botë.
E nëse kalojnë në nivelet e atëhershme Starmer, do garantojë që autoritetet të bëjnë të njëjtën gjë si në 2011-ën, duke i mbajtur gjykatat 24 të hapura dhe gjykatësit të jepnin dënime më të rënda dhe më të gjata. Edhe pse kryeministri britanik thotë se kemi të bëjmë me një “pakicë të vogël të pa tru”, parula e ekstremistëve të djathtë dhe anti-emigrante se “kupa u mbush”, për çështjen e emigracionit është e pranueshme si nga protestuesit paqësor ashtu edhe rrugaçët njësoj, dhe kjo rezonon më gjerë edhe tek ata që nuk janë në protestat e dhunshme.
Deri në ndryshimin dhe ftohjen e motit, shpresa e Sir Keir Starmer është që banorët në zonat e trazirave në mbarë vendin, të qëndrojnë të ftohtë, të qetë dhe larg rrugëve, ndërkohë që kryeministri vetë fillon pushimet verore në këtë verë trazirash.
Top Channel