Një 31-vjeçar është vënë në pranga për kultivim kanabisi në Fan të Mirditës.
Në kuadër të operacionit “Territori i pastër”, ai u kap duke u kujdesur për dhjetëra bimë kanabisi në një hapësirë pyjore të fshatit Kujt, në Fan të Mirditës.
Gjatë këtij operacioni, në banesën e 31-vjeçarit V. N u gjetën dhe sekuestruan rreth 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu.
Në vijim të operacionit, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel