Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më të njohura të zonës së Korçës prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turistëve dhe vizitorëve.
Ky gatim shtëpie me dy petë brumi dhe mbushje të ndryshme që piqet në saç është bërë shumë i pëlqyer ndërsa fshati Polenë është kthyer në qendrën e festës së lakrorit.
Çdo verë amvisat e Polenës mblidhen së bashku dhe këtë gatim përgatitjen e së cilit e kanë trashëguar në familje, e ofrojnë për pjesëmarrësit e festës së Lakrorit, të cilët kanë edhe mundësinë të shohin përgatitjen e tij përveçse ta shijojnë.
Në Korçë gatimi i lakrorit në saç është një traditë e hershme dhe sidomos në fshatra ajo ruhet ende ndërsa prej vitesh është kthyer në një prej festave më të dashura lokale.
Top Channel