Aksident i rëndë në Librazhd/ Makina bie në humnerë pas përplasjes me furgonin, dyshohet për katër të plagosur

04/08/2024 17:30
Foto ilustruese

Në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Polis Vilan të Njësisë Administrative Polis i Bashkisë Librazhd.

Të njëjtat burime konfirmuan se automjeti pasi ka dalë jashtë rruge është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.

Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku thotë se dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin.

Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi  i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht  gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Banorë të lagjes ku ka ndodh aksidenti i kanë nxjerrë nga makina të aksidentuarit dhe do pritet të transportohen për mjekim në spital.

Paraprakisht thuhet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në humnerë. Personat që u aksidentuan janë banorë të Polisit të Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake kishin organizuar me një grup shokësh piknik për të kaluar fundjavën në Mal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA