39 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman në një javë, drejtuesit gjobiten deri në 1 milion lekë

04/08/2024 16:09

Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 39 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji, nga të cilat 22 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë; 8 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin; 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë; 6 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.

16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.

Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Drejtuesit e 6 mjeteve të tjera lundruese, (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA