Zgjedhjet për kryetar në Bashkinë e Himarës, 52 punonjës policie të vendosur në qendrat e votimit

03/08/2024 18:21

Një ditë përpara zgjedhjeve për kryetar në Bashkinë e Himarës është paraqitur plani për punonjësit e policisë.

Do të jenë 52 punonjës policie, të angazhuar në këtë proces, që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

“I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor është i trajnuar për detyrat që ka dhe që kryen Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor. Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA