Sulm me dronë në depot e naftës në Rusi, autoritetet: Dëme të konsiderueshme, shuhet zjarri

03/08/2024 22:50

Dy depo nafte janë përfshirë nga flakët në Rusi, pas sulmeve me dronë.

Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë natës mes 2 dhe 3 gushtit, duke ua vënë zjarrin dy depove të naftës, raportuan autoritetet ruse.

Guvernatori rajonal i Rostovit, Vasily Golubev, tha se 55 dronë ukrainas e sulmuan rajonin e tij gjatë natës, duke i dëmtuar “depot në qarqet Kamenski dhe Morozovski”.

Ai shtoi se nuk është raportuar për viktima, ndërsa pas dëmeve të konsiderueshme zjarri është shuar.

Në qarkun Morozovski ndodhet një fushë ajrore ushtarake, e cila ka qenë në shënjestrën e sulmeve me dronë në të kaluarën.

Në rajonin Oryol, guvernatori Andrei Klychkov, shkroi në Telegram se tre dronë u shkatërruan, ndërsa “dy dronë ranë mbi një ndërtesë banimi”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se 36 dronë u shkatërruan gjatë natës, 17 në rajonin Oryol, nëntë në rajonin Belgorod, dhe tetë në rajonin Kursk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA