Foto Ilustruese

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gramsh për dhunë në familje.

I arrestuari është K. Sh., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij,.

“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin K. Sh., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”-njofton policia.

Po ashtu, nga policia e Elbasanit ka rënë në pranga S. P., 37 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte ka aksidentuar shtetasin M. M., 31 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 31-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA