
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar përfundimin e përgatitjeve për zgjedhjet në Himarë, të cilat startojnë këtë të dielë në orën 07:00.
Në një postim në “X”, ai njoftoi se tashmë janë shpërndarë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.
“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, thuhet në postim.
ℹ️🗳️ Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.
Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e… pic.twitter.com/LgKvHKOrCO
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) August 3, 2024
Top Channel