Fitimi i së drejtës së emigranteve për të votuar pa qenë prezent ne Shqipëri përballet me disa sfida të cilat janë sa teknike po aq dhe financiare. Nëse jeton jashtë vendit, hapi  i parë për te marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës është të regjistrohesh në platformën elektronike që po ndërtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit   të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Por,  akoma nuk kemi bërë një vlerësim përfundimtar”, u shpreh si fillim Celibashi.

Kjo nuk është kosto e vetme e këtyre zgjedhjeve. Votimi  nga jashtë do  realizohet me postë, ku shpenzimet do të ndahen mes  Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili dërgon fletën e votimit dhe emigrantit që duhet ta ktheje tek i njëjti institucion.

Por, plotësimi   i dëshirës  së demokratëve për postë ndërkombëtarë do bëjë që fatura e zgjedhjeve të pranverës të fryhet edhe më shumë.

Celibashi shtoi: “Nëse do përdoret shërbim postar i huaj, llogaritja mesatare shkon 30 apo 40 euro. Nëse do te votonin 1.1 milion sikurse mendohet që është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë këtë shumë do ta shumëzojë me  20 apo 30-40 euro. Ka goxha kosto”.

Aspekti teknik i votimit nga jashtë  lidhet edhe me fshehtësinë e tij. Emigrantët nuk do kenë mandate të rezervuara, por vota e tyre do llogaritet në qarkun ku  ata kanë  pasur vendbanimin fundit në Shqipëri. Po a rrezikon te identifikohet vota ne qarqet e vogla ku numri i votuesve nga jashtë do ishte modest.

“Nëse do ketë vetëm 1 votues, është e qartë që hapja e asaj flete të votimit tregon qartë se si dhe për kë ka votuar ky votues. Jemi duke konsideruar këtë rast sesi do operojmë kur kemi vetëm 1 votues”, tha Celibashi.

Këto dilema do të shoqërojnë KQZ edhe për dy javët në vijim pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor hyjnë në fuqi në mes të muajt gusht, nga ku më pas duhet të bëhet miratimi i akteve për mundësimin e votimit të emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA