Turqia e ka bllokuar qasjen në platformën sociale, Instagram, njoftoi të premten Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK).
BTK nuk ka shpjeguar arsyet e as sa do të zgjasë kjo ndalesë, e cila pamundëson qasjen edhe në aplikacionin e Instagramit në telefonat mobilë.
Ky vendim vjen dy ditë pasi zyrtari turk për komunikim, Fahrettin Altun, e kritikoi Instagramin për, siç tha, ndalimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Kjo është thjesht censurë”, tha Altun, drejtor për komunikim në Presidencën e Turqisë, duke thënë se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje në rregullat e saj kur e kishte marrë atë vendim.
Meta, nuk ka komentuar as për ndalesën e as për komentet e Altunit.
Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK) e publikoi vendimin e saj më 2 gusht në uebsajtin e saj.
Top Channel