38-vjeçari përplas me makinë të miturin në Orikum, përfundon në spital
02/08/2024 16:55
Një 38-vjeçar ka përplasur një të mitur me makinë në Orikum.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi duke drejtuar automjetin e tij tip “BMW”, ka aksidentuar 12-vjeçarin, i cili ishte duke ecur.
I mituri fatmirësisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 38-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprimet të mëtejshme, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Top Channel