
24/02 19:13
Seriali i njohur korean i Netflix, Squid Game, ishte padyshim një nga serialet që theu më shumë rekorde përpara tre vitesh kur u publikua sezoni i parë.
Prej kohësh, Netflix zbuloi se nisën xhirimet për sezonin e dytë, teksa tashmë ka konfirmuar dhe datën se kur do të nisin dhe episodet, duke zbuluar se do të ketë dhe një sezon të fundit pas tij.
Sezoni i dytë do të publikohet më 26 dhjetor të këtij viti, duke mos i lënë më shumë fansat që të presin, teksa sezoni i tretë dhe i fundit do të publikohet vitin e ardhshëm, por pa një datë zyrtare.
❌⭕️❌⭕️
Squid Game Season 2 December 26
Squid Game Final Season 2025 pic.twitter.com/pLtp0mkZLA— Netflix (@netflix) August 1, 2024
Top Channel