Broja vazhdon të jetë një nga lojtarët që Chelsea kërkon të largojë këtë verë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që nuk është në planet e trajnerit Maresca.
Mediat angleze prej kohësh flasin për një të ardhme më tij te Evertoni, teksa dhe shumë klube të tjera kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit si Milan, West Ham dhe Wolves.
Së fundmi, gazetari Gonzalo Tortosa ka thënë për “El Chiringuito TV” se një klub i Premier Leagues ka bërë ofertën e parë zyrtare për shërbimet e Brojës, prej 27 milionë paundësh, por pa e zbuluar emrin.
Sipas tij, Chelsea është duke negociuar me këtë klub, me gjërat që duken se po bëhen serioze për të ardhmen e shqiptarit.
🚨 Un equipo de la Premier ha realizado una oferta de 27M por Armando Broja.
💰 El Chelsea está abierto a vender al delantero albanés. Las negociaciones, en curso.
ℹ️ @GonzaloTortosa pic.twitter.com/BMSt3HeKKD
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 30, 2024
Top Channel