Kombet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Izraelit dhe Libanit të jenë të përmbajtur për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm pas një sulmi izraelit në Bejrut.
“Ne shprehim shqetësim të madh për sulmet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në periferitë e dendura të populluara jugore të Bejrutit, Liban, në mbrëmjen e 30 korrikut, të cilat rezultuan në shumë viktima civile”, tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.
“Ndërsa presim qartësi të mëtejshme mbi rrethanat, ne përsëri u bëjmë thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve që të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Të gjitha palët duhet të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar”, vijoi më tej ai.
Top Channel