Presidenti zikaltër shmangu komentet mbi projektin e ri për rindërtimin e “San Siros”, duke theksuar se me çështjen e stadiumit po merren njerëz ekspertë, për vetë rëndësinë që ka impianti i ri për klubin e Interit. /Supersport
28/12 17:06
Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta u shfaq mjaft i kënaqur me punën e bërë në merkato deri tani nga Ausilio e Bacin, teksa foli me superlativa për Taremin dhe komentoi situatën me sulmuesin argjentinas Valentin Carboni.
“Taremi është vërtetë një afrim i goditur, që besoj se do të na ndihmojë shumë. Duhet të njohim meritat e Ausilios dhe Bacin, që ia dolën ta sjellin në Milano. Sa i përket Carbonit, jemi në negociata me Marseille. Besoj se do të transferohet atje këtë verë, por sigurisht nën kontrollin tonë, pasi nuk duam të humbasim përgjithmonë një talent si ai. Sa i përket merkatos, të shohim, pasi nëse do të paraqiten rastet e duhura për t’u përforcuar, nuk do të ndalemi”, u shpreh Marotta.

Top Channel