Një kalë që peshonte sa një automjet dhe kishte çdo këmbë sa një burrë i rritur, ende nuk merr meritat e plota megjithëse ekziston në fotografitë e epokës.
“Mamuthi” Sampson, siç njihej ai, peshonte më shumë se 1.5 ton dhe ishte rreth 3 metra i lartë.
Sampson ishte një racë e pastër angleze dhe përdorej për punë, prej masës dhe forcës së tij madhështore.
Por edhe si kalë i racës ‘Shire’ që ishte, kjo ishte një krijesë e jashtëzakonshme.
Ai jetonte në Londër në fillim të shekullit të 19-të dhe pronari tij ishte kapiten Samuel Bennett.
Kafsha kishte lindur në 1846 i mbarështruar në fermat e Thomas Cleaver në Bedfordshire.
Kali ishte më i rëndë se shumica e automjeteve të atëhershme dhe të sotme.
Por përveç gjenetikës së tij të frikshme ai njihej për ngrënien e sasive të habitshme të drithërave e kashtës.
Shumë tifozë të Sampson udhëtonin drejt fermës vetëm për ta parë ate, dhe nëse kishin fat, ai do të tërhiqte karrocat e tyre.
Sampson kishte asokohe dhe një këngë, që është raportuar nga rrjeti Bedfordshire Live.
Lirikat e saj thonin: “Kali i Thomas Cleaver, Sampson qëndronte i lartë.”
“Me të gjitha të dhënat, ai ishte më i larti.
“Që prej moshës dy vjeçare, testikujt e tij rriteshin, ndërsa pronari Tom ankohej, ‘Kete nuk do ta nxë as stalla!”
Sampson besohet se vdiq rreth 20 vjeç.
Por në vitin 2010, një tjetër kalë gjigant doli në skenë për të pretenduar titullin e Sampson”.
Big Jake – nga Wisconsin në SHBA, u rrit në masën e pabesueshme prej afro 3 metra, vetëm disa gisht më i shkurtër se Sampson.
Big Jake ngordhi në qershor 2021 edhe ai pas 20 vitesh duke ngrënë kashtë dhe kova me grurë.
Të tjera kafshë madhështore prite të lindin për të marrë lavdet e gjigandëve si Samson e Big Jake, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Top Channel