Deadpool & Wolverine është padyshim filmi më i përfolur i momentit, me prodhimin më të fundit të “Marvel” që po thyen rekord pas rekordi, pa bërë ende një javë nga premiera.
Kolonat zanore të këtij filmi gjithashtu janë kthyer në trend në rrjetet sociale si Instagram dhe TikTok, përfshirë dhe “Bye Bye Bye” nga NSYNC.
Kënga ikonike e vitit 2000 u bë një hit në atë kohë, me shumë vajza që ranë në “dashuri” me grupin e drejtuar nga Justin Timberlake.
Këta të fundit kanë zgjedhur të nderojnë filmin e Marvel, pasi e rikthyen këtë hit dhe njëherë në vëmendjen e njerëzve, duke rritur me miliona klikime në “YouTube” dhe “Spotify”.
Kështu ata kanë ndryshuar titullin e tyre në “YouTube”, duke e bërë: “*NSYNC – Bye Bye Bye (Official Video from Deadpool and Wolverine)”, si kolonë zyrtare të filmit.
Top Channel