Fermerët e fushës së Korçës i rikthehen protestës/ Ankohen për prodhimet e pashitura dhe mungesën e tregut për shkak të importit

31/07/2024 10:27

Fermerët e fushës së Korçës i rikthehen protestës. 

Fermerët ankohen për prodhimet e pashitura dhe mungesën e tregut për shkak të konkurrencës nga prodhimet e importit.

Ata shprehen se çmimet me të cilat duhet të shesin prodhimet janë tepër të ulëta dhe nuk nxjerrin as kostot ndërkohë që në treg këto prodhime dalin me 5 fishin e çmimit.

Fermerët të vendosur të vazhdojnë protestat ndërkohë që gjobat e vendosura ndaj tyre herën e kaluar nuk janë anuluar sikundër u deklarua dhe ata janë detyruar t’i paguajnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA