Tjetër vatër zjarri në Pogradec, dyshohet e qëllimshme. Zjarrfikësit nuk po shuajnë dot flakët

30/07/2024 19:14

Prej rreth 30 minutash është aktivizuar një vatër zjarri mbi fshatin Gurras në Pogradec.

Aktualisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Në vendngjarje momentalisht po përballen me flakët 3 automjete zjarrfikëse banorë të zonës dhe punonjës të Njësisë administrative Buçimas.

Flakët e shumta ende nuk janë vënë në kontroll dhe rrezikojnë të përhapen në një pjesë të kurorës së qytetit. Momentalisht për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që favorizon flakët situata nuk po mund të vihet në kontroll.

Kjo është vatra e dytë e zjarrit në qarkun e Korçës, ndërsa më e rëndë situata aktualisht është në zonën e Lozhanit në Maliq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA