Situatë apokaliptike në Shëngjin/ Flakët përfshijnë banesat, momenti kur zjarrfikësit bllokohen mes zjarrit

30/07/2024 19:41

Flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin.

Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.

Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet për një banesë, një “beach bar” dhe disa çadra e shezllone të djegura.

Turistët dhe banorët kanë braktisur bregdetin dhe kanë lënë gjithçka pas për t’u shpëtuar flakëve.

Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situata doli jashtë kontrollit.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të lagjes së portit që të largohen, pasi rrezikon shpërthimi i cisternave të gazit që ndodhen aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA